Një situatë e paplanifikuar ka ndodhur në aeroport për Juventus Next Gen. Pas barazimit 1-1 në Trapani, skuadra e dytë bardhezi u detyrua të flinte përtokë në aeroportin sicilian sepse fluturimi, që fillimisht ishte planifikuar për në orën 23:15 të së dielës, u shty njëherë për në orën 2 të mëngjesit e përsëri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, për tu nisur vetëm në orën nëntë.

Juventus Next Gen do të rikthehet në fushë të enjten për raundin e mesjavës.

Sipas asaj që shkruan TuttoJuve, në klubin e Juventus ka acarim sepse incidenti konfirmon shqetësimet e shprehura në fillim të sezonit, pasi u vendos në grupin jugor të Serie C me skuadra shumë larg gjoegrafikisht për t’u arritur, duke e bërë kalendarin edhe më të vështirë. Kjo në kohën, kur, për shembull, dy U23-të e tjerë, Milan dhe Atalanta, mund të përdorin aeroporte të lidhura më mirë se ajo e Caselle.