Raportimi

Fluks i madh për pasaporta, qytetarët po presin deri në një muaj për t’u pajisur me to

Agjencia e Regjistrimit Civil, përmes një komunikimi dje, ka informuar se që nga 3 janari i këtij viti, e deri më tash, mbi 39 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike.

E, sot, ekipi i Ballkani.info ka shkuar te kjo agjenci, për të parë se si po shkon rrjedha e aplikimit dhe se a ka ndonjë parregullsi për qytetarët.

Sipas raportimit të gazetarit, qytetarët e moshës së re, por, edhe nga ata të shtyrë, janë aplikuesit me të mëdhenj për pasaporta dhe ka disa prej tyre që po presin deri 1 muaj për ta marrë atë.

Edhe nga pamjet e marra, shiheshin se si qytetarët në vazhdimësi po shkonin për të aplikuar në këtë agjenci.

Nga ana tjetër, sipas gazetarit të Ballkanit, qytetarët kanë krijuar fluks aplikimi pikërisht në janar, për arsye se deri më tani nuk kanë besuar se liberalizimi do ndodh, pasi, si proces u urua shpesh, por, ndodhi në 1 janarin e 2024.

Ja video me detaje: