Florin Krasniqi: Haradinaj duhet të jetë kryeministër, është i vetmi që i del përballë Serbisë

Ish deputeti i VV-së dhe kontribues i madh në luftën e Kosovës, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi ka thënë sonte se vetëm Ramush Haradinaj është njeriu kryesor që për momentin duhet të jetë kryeministër i Kosovës.

“As nuk e kam jaran, as nuk njihemi e as nuk rrimë bashkë. Por mos me e pas Ramushin në këto zgjedhje, na u kish dashtë një Ramush. Është i vetmi njeri që mundet me i dalë përballë Serbisë. Kemi me bo negociata shumë të vështira. Serbia ka me na qit në letër apo e don ndarjen apo Republikën Serbe”, ka thënë Krasniqi në pressing, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, kur kundër-kandidatët e tij hyjnë në Departament të Shtetit, përfshirë edhe Vjosa Osmanin, as rojes nuk munden me i thanë jo nëse kërkojnë ndonjë lëshim për Kosovën.

“Ramushi është i vetmi, ki me e pa që mas gjashtë muajsh nëse Ramushi nuk zgjedhet kryeministër, ka më ra qeveria, ka me u bo Republika Serbe, ka me u nda Kosova dhe ka me u bo shumë ma keq. Është momenti historik për Kosovën që vetëm me zgjedhjen e Ramushit kryeministër jemi në pozitë më të mirë. Vetë fakti se kush është Ramushi në qet shumë në pozitë më të mirë si negociator me Serbinë”, ka thënë ai. /Ballkani.info/

loading…