Familja e Florijana Ismajlit, ish futbollistes së njohur shqiptare që aktviziohej te Kombëtarja e Zvicrës, e cila humbi jetën para rreth një jave në liqenin Como, në Itali, njofton se varrimi i saj do të bëhet në Zvicër.
Siç shkruan blick.ch, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, e martë, në Worben, Kantoni i Bernës.
Ndërsa 20minuten. ch shkruan se nga një shkresë që ka shpërndarë familja, kuptohet se varrimi do të bëhet ditëve të ardhshme në një vend në Zvicër.
Siç është shkruar tashmë, ish futbollistja 24 vjeçe ka vdekur në liqenin Como ku ishte në pushime.
Vdekja ka ndodhur si pasojë e asfiksisë, gjegjësisht problemeve me frymëmarrjen.
Florijana ishte hedhur në ujë nga një barkë dhe nuk ka dalë më mbi sipërfaqe të ujit.
Tri ditë më vonë është gjetur në fund të liqenit trupi i saj i pajetë.







