Florian Marku nderohet me çmimin “Ylli i madh” nga Republika e Shqipërisë

Florian Marku së fundi ka arritur një tjetër sukses historik në boks pasi është shpallur kampion në kategorinë WBC Silver pasi mposhtu boksierin meksikan Miguel Ramirez.

Lufta që zgjati plotë dhjetë raunde u mbyll me fitoren e Markut pas vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve.

Pas këtij suksesi, Republika e Shqipërisë e ka nderuar atë me çmimin “Ylli i madh” dhe për këtë është shprehur shumë krenar vet boksieri i cili ka thënë se kjo i jep edhe më shumë forcë për të sjellë tituj të tjerë.

“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do vlerësohesha nga vendi im me medaljen e “Yllit të Madh”. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë titujt botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku në “Facebook”.