Flori Mumajesi fillon xhirimet e klipit të ri, publikon pamje nga skenat (FOTO)

Flori Mumajesi po përgatit befasinë e radhës për fansat.

Flori Mumajesi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po punon rreth këngës së re.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaqet mbi një veturë, ndërsa ka etiketuar “Imagine Films”.

Me këtë, kantautori la të kuptohet se po realizon xhirimet e klipit të ri, por çfarë ka përgatitur mbetet të shihet ditëve në vijim.