Florent Muslija aplikon për pasaportë, i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Florent Muslija, këtë javë pritet të pajiset me pasaportën e Kosovës për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme që Kosova i luan në kualifikimet për Euro 2020, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Muslija ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

Mesfushori 20-vjeçar i Hannoverit pritet të jetë ndihmesë e madhe për Kosovën.

Ai i kishte thënë “Po” Kosovës në fund të qershorit.

Në shtator, Kosova pret Çekinë dhe i shkon Anglisë në kualifikuese.

loading…