Florent Hasani shënon supergol nga distanca në fitoren e Diosgyori VIDEO

Diosgyori VTK apo i njohur si DVTK ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim te Zalaegerszegi, ku njëri gol erdhi nga lojtari i Kosovës, Florent Hasani.

DVTK ka arritur një fitore të madhe në udhëtim në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Superligën e Hungarisë.

Njëri nga lojtarët më meritor në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte ylli vushtrrias, Florent Hasani.

Hasani arriti të shënojë golin më të bukur të ndeshjes duke vulosur fitoren me rezultat 3-1.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi një supergol nga distanca duke mos i dhënë mundësi fare portierit kundërshtar.

Me këtë fitore, DVTK ka arritur t’i shmanget zonës së rrezikuar për rënie nga kategoria.