Florent Hadërgjonaj ka shënuar gol për Alanyasporin, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë.

Alanyaspori shënoi fitore me rezultat 0:2 derisa futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi një gol të bukur në pjesën e parë për rezultatin 0:1.

Hadergjonaj lkujati 90 minuta në këtë ndeshje.

Alanyaspori pas këtyre tri pikëve është në pozitën e  tetë në tabelë dhe është luftë për kualifikim në garat e Conference Leagues. /Ballkani.info

🇹🇷 Florent Hadergjonaj WHAT A FINISH! 🫶
pic.twitter.com/mmVwQFnce1

— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) April 20, 2024