Florent Avdyli i bashkohet Prishtinës

Mesfushori Florent Avdyli, i cili sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit me Teutën e Durrës, është përforcimi më i ri i Prishtinës. Kampionia e futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur të martën se Avdyli ka firmosur kontratë trivjeçare.

Ai ka qenë pjesë e Teutës prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Liria, Trepça, Feronikeli e Hajvalia.

“Florent Avdyli (10.07.1993), njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ndërkohë, Avdyli ka thënë se është nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe ta bartë fanellën e Prishtinës.