Flet vëllai i dy gjeneralëve dëshmorë të kombit: Sa të më rrahë një damar do të jem përkrahës i ushtrisë

Tani edhe pak orë na ndajnë nga momenti historik i Kosovës, moment ky që do të firmos vulën e Ushtrisë së Kosovës.

Në seancën e cila do të mbahet nesër në ora 10:00, pritet të votohen projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar me Elmi Shala ish-epror i UÇK-së dhe njëherit vëlla i dy gjeneralëve tanimë të ndjer Shaban e Bedri Shala. Ku, ky i fundit para pak muajve në 20 vjetorin e rënies është shpallur Hero i Kosovës nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Shala, duke rrëfyer për sakrificën e popullit të Kosovës, transformimin e FSK-së në Ushtri e konsideron në të cilin është dhënë kontributë në gjithë rrugëtim e gjatë e të vështirë.

“Sa të jam gjallë, sa të më rrahë një damar do të jem përkrahës i ushtrisë shpirtërisht, për fizikisht koha, momenti dhe shëndeti e bën të vetën . Por megjithatë ka pas nevojë ky popull, ka pas nevojë edhe shteti i i Kosovës të ketë ushtrinë e vet. Megjithëse ka qenë edhe FSK-ja ushtri , ne e kemi quajtur ushtri edhe gjithmonë do të jetë ushtri. Njëherë ka qenë UÇK-ja si bazamenti i ushtrisë së Kosovës, pastaj TMK-ja , tani me krijimi e ushtrisë gëzim më të madh nuk kemi, unë për veti personalisht, si pjesë e sakrificës e luftës, në rrugëtimin deri këtu. Kjo që do të ndodhë edhe për pak orë, shënon ngjarjen më historike të Kosovës. Dhashtë Zoti populli shqiptar ta ketë një ushtri si gjithë popujt tjerë”, ka shtuar Shala.

Shala, tutje tregon se kjo ngjarje po e jetëson amanetin e të gjithë dëshmorëve dhe të gjtihë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Me siguri edhe kjo është dhe ka ardhur finalja e gjithë atyre e shtetit të Kosovës që shumë-shumë me vite e vite e brezë pas brezi janë sakrifikuar. Është një histori që pak popuj e kanë sikur populli shqiptar deri ku kemi ardhë sot këtu, sidomos populli i Kosovës, që vërtetë janë vlen me iu gëzuar krijimit të Ushtrisë së Kosovës”- ka përfunduar Shala. /Ballkani.info/