Flet për herë të parë personi që mori vëmendjen e gjithë botës duke sulmuar McGregorin në oktogon

Lufta e UFC mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka marr epitetin e luftës kryesore të vitit 2018 në sportet luftarake.

Organizimi i kësaj lufte, përplasjet e protagonistëve dhe gjithë ajo që ndodhi në oktogon, i japin epitetin e luftës më të madhe që kemi parë këtë vit.

Vëmendja e kësaj lufte u rrit pas fitores së rusit Khabib Nurmagomedov, ku ky i fundit filloi të përleshet me skuadrën e McGregor.

Derisa të gjithë po shikonin se çfarë po ndodhte jashtë oktogonit, ishte Zubaira Tukhugov që mori vëmendjen brenda oktogonit, kur sulmoi McGregorin.

Pasi në fillim nuk dihej se kush ishte ai, te tifozët ai njihej si ‘njeriu në të kuqe’ që kapërceu o mburojat për ta goditur fuqishëm nga mbrapa Conorin.

Tani Tukhugov ka thyer heshjten dhe ka vendosur të flas për përleshjen mes tij dhe Conorit në T-Mobile Arena në Las Vegas.

“E godita ashtu siç kam premtuar. Kisha premtuar se do ta bëja të përgjigjej për fjalët që kishte thënë”, ka thënë 27-vjeçari nëpërmjet një video në Instagram.