Flet Ismet Munishi, tregon nëse është shkarkuar nga FC Ballkani

Ismet Munishi edhe zyrtarisht nuk është më trajner i FC Ballkanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress vet Munishi i cili shkurtimisht ka thënë:

“Jo, unë nuk jam më trajner i FC Ballkanit, detajet të tjera nuk mund të jap dhe për këtë mund të flisni me Presidentin e klubit.”

Kujtojmë se Ballkani ka kohëve të fundit ka kaluar nëpër një seri negative të rezultateve duke pësuar humbje nga Drita, Prishtina dhe Gjilani.