Flet Edon Zhegrova pas golit të jashtëzakonshëm në Zvicër

Edon Zhegrova e ka shënuar golin e parë në karrierë, dhe atë në mënyrën më mjeshtërore të mundshme, për Baselin në Superligën e Zvicrës, duke i ndihmuar skuadrës së tij ta mposhtë 4:0 Zurichin të mërkurën.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kishte luajtur vetëm 63 minuta futboll deri tani këtë sezon për Baselin, e realizoi golin e parë në ligën elitare zvicerane që prej huazimit nga Genku në fillim të këtij viti.

I ardhur nga banka rezervë në minutën e 72-të në vend të Kevin Bua, Zhegrovës iu deshën më pak se dhjetë minuta për ta shënuar mbase golin e karrierës në minutën e 80-të.

20-vjeçari e mori topin pothuajse në mesin e fushës dhe ia doli t’i shmangë pesë futbollistë rrugës drejt portës së Zurichit, për ta mposhtur portierin Vanins.

https://tiger.cdnja.co/v/j0/j0oa.mp4?secure=eWDB-dStu31jg32HVOW0lw&expires=1569515400

Pas ndeshjes, Edoni u shpreh tejet i lumtur me fitoren e Baselit, por nuk foli për golin e shënuar.

“Urime për golin e parë dhe shumë të bukur për Baselin, si ishte për ju? Fillimisht dua të them se pikët janë shumë të rëndësishme, ishte derbi dhe morëm tri pikë, kështu për mua më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë”, u shpreh Zhegrova.

“Jam i lumtur që të gjithë bën punë të mirë për të fituar këtë ndeshje dhe në fund ia arritëm, të gjithë jemi të lumtur”, shtoi ai, duke mos treguar për FCB-TV për ndjenjën e golit të parë me Baselin.

loading…