Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po qëndron sot për vizitë në Kosovë, ku fillimisht ka pasur takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Për shkak të vizitës së Pendarovskit, në oborrin e objektit të Presidencës së Kosovës është vendosur edhe flamuri maqedon përkrah flamujve të tjerë, mirëpo kjo është bërë pasi nga aty është zhvendosur flamuri i UÇK-së, që ishte vënë disa muaj më parë.

“Reporteri.net” ka publikuar fotografi, në të cilat shihet se flamuri i UÇK nuk ndodhet më në vendin ku ishte vendosur para rreth tetë muajve.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme një qytetar e ka hequr flamurin maqedonas i cili ishte vendosur në shenjë respekti për vizitën e presidentit maqedonas, në vendin e njohur si të “Rrethi i Flamurit në Prishtinë”.