Flamuri i Kosovës është parë i vendosur në tribunën e seksionit të tifozëve të Barcelonës në Parc Olympique Lyonnais gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma e më vonë edhe në faqen zyrtare të klubit katalonas në rrjetet sociale.

Barcelona barazoi dje pa gola me Lyonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në udhëtim, dhe siç duket në mesin e mbështetësve të flaktë të kampionit spanjoll kishte edhe kosovarë.

Kjo mbështet nga fakti se në tribunën e tifozëve vizitorë ishte shpalosur edhe flamuri i Kosovës, në mesin e flamujve të ndryshme të klubit katalonas.

💙❤ ¡Gracias afición por vuestro apoyo!#OLBarça pic.twitter.com/ZIv30t1jE6

— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) February 19, 2019

Pas ndeshjes, në shenj falënderimit për tifozët, faqja zyrtare e Barçës në Twitter, e shpërndau një fotografi ku shihet edhe flamuri i Kosovës në tribunën e përkrahësve të saj.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi vendi shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë.