Flamuri i Kosovës valon në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Spanjën

Si duket, skandalet e shumta të mediave spanjolle së bashku me ato të Federatës së Spanjës, nuk kanë arritur ta ndalin vendosjen e flamurit të Kosovës në stadiumin “La Cartuja”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës.

Në fillim, u raportua se Federata e Spanjës nuk do të lejojë flamurin dhe himnin e Kosovës në stadium, ku më pastaj mediat spanjolle vazhduan skandalet duke mos e përfshirë emrin e Kosovës në tabelën e Grupit B.

Por këto gjëra nuk arritën ta dëmtonin Kosovën, pasi që sot është vërejtur flamuri jonë duke valëvitur në Sevilla, në stadiumin “La Cartuja”, ku po ashtu raportohet se gjatë testimit të zërimit në stadium është dëgjuar edhe himni kosovar.

Në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, Kosova do të zhvillojë nesër ndeshje me fillim nga ora 20:45, kundër Kombëtares së Spanjës, përballje kjo në kuadër të Grupit B.