Flamuri i Kosovës valon në finalen e Superkupës së Evropës, Real Madrid – Frankfurt

Flamuri i Republikës së Kosovës po valon në një pjesë të tribunës ballore në stadiumin e Helsinkit, atje ku po zhvillohet aktualisht finalja e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit.

Flamuri i Kosovës që duket se është vendosur nga tifozët shqiptarë në kryeqytetin finlandez në tribuna, po valon në afërsi edhe të disa flamujve të tjerë.

Aktualisht po rrjedhë minuta e 14-të dhe rezultati është ende i pandryshuar 0:0.