Xhudisjta nga Kosova, Distria Krasniqi e fitoi sot medaljen e artë duke e mposhtur kundërshtaren nga Hungaria, Eva Csernoviczkin, në garën ndërkombëtare Grand Prix që u zhvillua sot në Uzbekistan.
Krasniqi ka lënë prapa garuesen nga Serbia, Milica Nikolic që e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë një fotografi ku shihet flamuri i Kosovës duke valuar mbi atë të Serbisë.
Përveç Distria Krasniqit, sot edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi e siguroi medaljen e artë në Tashkent të Uzbekistanit.








