Flamengo nuk dorëzohet, kërkon me çdo kusht qëndrimin e Gabigol!

Zëvendës presidenti i Flamengo, Marcos Braz gjatë një interviste deklaroi se beson se bisedimet me Interin për Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol do të shkojnë shumë mirë.

23-vjeçari është i huazuar te brazilianët deri më 31 dhjetor dhe nëse drejtuesit e klubit nuk arrijnë të bindin zikaltërit atëherë lojtari do të rikthehet në Europë.

Lidhur me këtë çështje numri dy i kampionëve brazilian deklaroi se ai është optimist edhe kur asnjë nuk besonte te Gabigol në fillim të vitit ai tha se kishte besuar te projekti i ndërtuar rreth lojtarit, i cili funksionoi shumë mirë duke i sjellë klubit dy trofe, Kupën Libertadores dhe fitimin e kampionatit.

Braz theksoi se do të bëjnë maksimumin që Gabigol të qëndrojë për një kohë të gjatë me ta dhe se çdo gjë do të shkojë shumë mire me Interin.