Fjolla Morina publikon të tjera fotografi nga festa e shfrenuar e ditëlindjes, ku shihet duke u dëfryer me shishet e alkoolit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e saj të 36-të.

Në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh, kolegë e familjarë të shumtë, këngëtarja e hitit “Fb” shënoi festimin e 36 pranverave në jetën e saj.

Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga festa, ku shihet se është kënaqur e dëfryar e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Mbrëmjen e së shtunës, Morina publikoi gjithashtu për fansat e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera, duke treguar dukjen e saj atraktive në festën e ditëlindjes.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Mes të tjerash, ajo ndau me ndjekësit edhe një imazh, ku shihej duke u dëfryer me shihset e alkoolit, teksa dehet në kremtimin e 36-vjetorit.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Fjolla përndryshe ka qenë shumë e përfolur këtë vit për jetën e saj private, pasi u konfirmua muaj më parë se ajo i ndau rrugët me ish-bashkëshortin, biznesmenin Fisnik Syla. 

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram