Fjalia e fundit e Ronaldos do mërzisë të gjithë madrilenët (Video)

Cristiano Ronaldo është i grumbulluar te Portugalia dhe para ndeshjes me Ukrainën, që përfundoi në barazim pa gola, ai u ndal të japë autografe për tifozët e tij në dalje të hotelit.

Një tifoz i afron një fanellë të CR7, por është ajo e Real Madridit, portugezi e firmos por i thotë: “A nuk ke një fanellë të Juventusit?”, dhe tifozi që i përgjigjet shpejt, “E kam, e kam”.

Një tjetër fjalë e thënë nga Ronaldo, i cili duket se i ka bërë dalje tashmë Real Madridit dhe të gjithë vëmendjen e kërkon që ta ketë tek Juventus, aty ku luan aktualisht.