Fjalët e Robin Krasniqit pas fitores së 50-të në karrierë

Robin Haxhi Krasniqi ka marr fitoren e 50-të në karrierën e tij në boksin profesionist ndaj çekut Stanislas Eschner.

Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka dal fitimtar në rundin e gjashtë, ku gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë meçin.Pas ndeshjes, Robin Krasniqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e arritur.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. U vërejt uria ime për luftë, por dua t’i mbetem besnik qëllimit tim. Ka ende shumë për të dhënë dhe mezi po e pres atë moment”.

“Falënderoj trajnerin për ndihmën e madhe që ma ka dhënë. Kushdo që do të jetë në radhë, unë jam gati. Faleminderit tifozëve anembanë botës për përkrahje”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh, ndërsa më parë ka qenë edhe kampion i Evropës.