Fjalët e agjentit konfirmojnë largimin e Xhakës nga Arsenali

Granit Xhaka nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij me Arsenalin.

Mesfushori me prejardhje kosovare, Xhaka, i cili aktualisht luan me skuadrën e Arsenaitl, duket se do të ndërrojë skuadër në merkaton e janarit.

Lojtari ka telashe me tifozët dhe nuk po kalon kohë të mirë me ‘Gunners’, duke bërë që tashmë të interesohet për skuadër të re.

Sipas agjentit të lojtarit, Xhaka ka marrëveshje me Hertha Berlinin, dhe do të rikthehet në Bundesliga.

“Shiko, od ta them sinqerisht – ne kemi marrëveshje me Herthan dhe do të pëlqenim të shkojmë në Berlin” ka thënë Noguera për ‘Blick’.

“Kjo është ajo që u kemi thënë bosit të klubit Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar – gjithashtu edhe trajnerit të ri, Mikel Arteta” ka thënë tutje agjenti i lojtarit.

Xhaka ka luajtur në Bundesliga edhe më parë, me skuadrën e Borussia Monchengladbach.