Një 1-0 për t’u mbrojtur me dhe me dy “pengesa”, nëse mund të quhen kështu përpara finales së Championsit.
Noussair Mazraoui, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad, në fakt, kanë vendosur të mbajnë agjërimin, pavarësisht një kalendari tepër të ngjeshur.
Një zgjedhje “e papërgjegjshme”, të paktën sipas fizioterapistit të Ajaxit, që në një intervistë të dhënë për “De Telegraaf” tha:
“Nëse dikush dëshiron që të mbajë agjërim gjatë kësaj periudhe, duhet të jetë dakord me trajnerin dhe stafin mjekësor. Do të ishte e papërgjegjshme të respektohej Ramazani në këtë moment të sezonit. Mungesa e ushqimit dhe e lëngjeve në orët përpara ndeshjes bëjnë që muskujt të kontraktohen më shpejt dhe rrezikohen tërheqjet””.
Por, përgjigjia e Mazraouit ka ardhur ne intervistën për gazetën “Het Parool”: “Jam mësuar ta mbaj, ka opinione të ndryshme, por është zgjedhja ime. Ndihem në formë gjatë Ramazanit. Edhe nëse do të luaj, mund të pi ujë sapo të ketë nisur ndeshja…”.







