‘Fituesit’ të miqësoreve me Kosovën, i rritet vlera për 5-fish

Blendi Idrizi debutoi me Kosovën në ndeshjen kundër San Marinos.

Më pas ai u paraqit edhe në miqësoren kundër Maltës, derisa përzgjedhësi Bernard Challandes e cilësoi si ‘fitues të grumbullimit’.

Faqja e specializuar për transferime të lojtarëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerën e re të Idrizit në treg.

Nga 75 mijë, është ngritur në 400 mijë euro.

Idrizi është futbollist i Schalkes në Gjermani, ndërsa edicionin e ardhshëm do të bëj gara në Bundesliga 2.