Ajo që duhej të ishte moment historik në futboll, u prish kur Ada Hegerbergut iu kërkua të vallëzojë “twerk” në skenë.
Norvegjezja fitoi Topin e artë, për herë të parë në histori, në ceremoninë e së hënës nga France Football.
DJ Martin Solveig, që ishte nikoqir i ceremonisë, kërkoi nga 23-vjeçarja që të kërcente, por ajo menjëherë refuzoi duke u larguar nga skena.
Veprimi i Solveigut ka zgjuar reagim të madh në rrjete sociale.
https://twitter.com/twitter/statuses/1069697997531955201







