Fitorja fantastike ndaj Dinamos, ja si u përjetua në pankinën e Ballkanit

Ballkani mori një fitore të madhe përballë Dinamo Zagreb duke i mposhtur kroatët me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Conference League të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënuan nga një gol për pjesë teksa shënuan Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi.

Në vërshëllimën e fundit të arbitrit, festa ishte e madhe në radhët e Kampionëve të Kosovës jo vetëm tek lojtarët në fushë, por edhe tek stoli me lojtarët, trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij që me të drejtë i gëzohen një arritje të madhe.

Pas këtij triumfi, Ballkani renditet në vendin e dytë me tre pikë dhe shpreson te një kualifikim historik teksa ndeshja e radhës për skuadrën nga Suhareka është ajo e datës 26 tetor në Fadil Vokrri ndaj Astanës.