Ahmet Zenel Veseli nga fshati Smolicë, komuna e Gjakovës, ka fituar rastin gjyqësor ndaj KESCO, lidhur me dëmtimin e pajisjeve shtëpiake në vitin 2016.

Sipas aktgjykimit të gjykatës kompetente, KESCO obligohet që palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin në shumën e caktuar, si dhe të paguajë kamatën ligjore prej 8%.

Në këtë proces gjyqësor, pala e dëmtuar është përfaqësuar nga avokati i njohur Burim Halili. Ky vendim konsiderohet një rast i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të drejtave të tyre në raport me shërbimet energjetike.