Fitore e rëndësishme për Evertonin

Evertoni ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend për garat në Evropë për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti Southamptonin të hënën mbrëma me rezultatin 1:0 dhe ishte fitorja e 13-të këtë edicion.

Evertoni kaloi në epërsi me golin e shënuar qysh në minutën e nëntë nga sulmuesi brazilian, Richarlisson. Ishte edhe goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Evertoni mban vendin e shtatë me 43 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.