Euro 2024

Fitore e madhe Hungarisë, Serbia gjunjëzohet në Budapest

Hungaria arrin një fitore të madhe përballë Serbisë, teksa Italia dhe Danimarka bëjnë detyrën në shtëpi. Skuadra hungareze triumfoi 2-1 ndaj serbëve ku nuk munguan as këtë herë skandalet e tyre.

Ku nuk mungoi traversa, shtylla në dy raste, teksa VAR-i anuloi edhe dy gola të skuadrës udhëtuese në pjesën e dytë të takimit.

Varga dhe Sallai (eurogol) realizuan golat e fitores për Kombëtaren e drejtuar nga italiani Rosi. Sukses ky që e ngjit Hungarinë në krye të grupit G me 13 pikë.

Ndërkohë, serbët duhet të presin ende për të thyer Hungarinë në një ndeshje zyrtare. Nga ana tjetër, Italia mposhti 4-0 Maltën në Bari, falë golave të bukur të Bonaventurës, Berardit (2x) dhe Frattesit.

Feston edhe Danimarka, që triumfoi 3-1 kundër Kazakistanit. Ëind dhe Skov (2x) shënuan për skuadrën nordike, teksa golin e nderit për kazakët e realizoi Vorogovskiy.