Fitore e madhe e Realit ndaj Barcelonës për ta marrë fronin në La Liga VIDEO

Futbollistët e Real Madridit kanë shënuar fitore të madhe në El Clasico në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës me rezultat 2:0.

Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke parakaluaruar Barcelonën në renditje, tashmë me 1 pikë më shumë në krye të La Ligës.

Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi, edhe pse rastet nuk munguan.

Në fraksionin e dytë të lojës zhbllokohet rezultati. Në minutën e 71-të Vinicius Junior kalon Real Madridin në avantazh, 1-0.

Në fund, sapo futet në fushë duke zëvendësuar Benzemanë, Mariano Diaz në të 92’ me prekjen e parë të topit shënon golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 të madrilenëve.