FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj AEL me rezultat 8-2.

Me këtë fitore, skuadra bardhëekaltër është lider dhe ka 7 pikë.

Në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit dhe kualifikimi i Prishtina 01 në raundin tjetër do të varet nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Kauno Zalgirisit (Lituani) dhe Kampuksen Dynamos (Finlandës).

Nëse fiton Kauno Zalgirisi, atëherë do të shikohet goldallimi, ku skuadra jonë aktualisht ka goldallim +12, ndërsa Kauno ka goldallimin +7.