Skuadra e Malishevës ka shënuar një fitore të madhe në javën e shtatë në Superligën e Kosvoës, pasi mposhti me rikthim 3:4 Drenicën.
Skuadra vendase ishte duke fituar 3:1 deri në minutën e 69’të, kur më pas ndodhi rikthimi i pabesueshëm i skuadrës mysafire.
Me golat e Feratit, Brrutit dhe autogol nga mbrojtësi i Drenicës, Dasilva – Malisheva siguroi tri pikë të mëdha si mysafire.
Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve, kurse Drenica mbetet me 11 pikë.







