Fitojnë Napoli e Roma

Napoli ka vazhduar me fitore në ndeshjen e javës së katërt në Serie A kundër Lecces.

Ekipi i Carlo Ancelottit triumfoi me rezultat 4-1.

Fernando Llorente (28’ 82’), Lorenzo Insigne (40’) dhe Fabian Ruiz (52’) shënuan për mysafirët, ndërsa Marco Mancosu (61’) realizoi golin e vetëm për vendasit.

Pas kësaj ndeshje, Napoli ka 9 pikë në vendin e tretë kurse Lecce në vendin e 18 me tre pikë.

Ndërkohë Roma fitoi në fund ndaj Bolognas, edhe pse ishte me një lojtar më pak.

Aleksander Kolarov (49’) dhe Edin Dzeko (90+3′) realizoi për ‘Verdhekuqtë’, teksa Sansone (54’) realizoi golin e vetëm të vendasve.

Pas kësaj fitore, Roma ka 8 pikë kurse Bologna 7 sosh.

loading…