Janë zhvilluar sot tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli e Llapi, që janë në garë për titull, kanë shënuar fitore ndaj Gjilanit respektivisht Dritës
Derisa fitore si mysafir shënoi Ferizaj ndaj Ballkanit.
Feronikeli shënoi fitore me rezultat prej 2 me 0 me golat e shënuara nga Kastriot Rexha dhe Carioca Jean.
Llapi shënoi fitore fal golit të shënuar nga Alidemaj në minutën e 71.
E në ndeshjen Ballkani – Ferizaj u shënuan gjashtë gola.
Topalli e Nebija shënuan për vendasit. Kurse për Ferizajn dy gola i shënoi Gashi, kurse nga një gol shënuan Dautaj e Krasniqi.
Tabela aktuale është kjo:








