Milani dhe Interi e kanë seriozisht dhe vazhdojnë të luftojnë për Serinë A. Në xhiron e 13, skuadrat nga Milano kanë marrë nga tri pikë. Milani e mundi 2-0 në udhëtim Sassuolon, derisa Interi me po të njëjtin rezultat në shtëpi Spezian.

Pas dy barazimeve me radhë, Milani i Stefano Piolit më në fund ka gjetur ritmin dhe është kthyer te fitorja në Serie A.

Milani, sërish pa Ibrahimovicin që do të mungojë edhe disa javë, mori tri pikë të arta në udhëtim te Sassuolo, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13 në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan 2-1 me golat e Rafael Leao në sekondat e para të ndeshjes dhe Alexis Saelemaekers në minutën e 26-të.

Leao hyri në histori të Serie A, pasi goli që shënoi ai ishte vetëm 0.062 sekonda pas fërshëllimës së gjyqtarit ë takimit

Milanit ka shkuar tani në kuotën e 31 pikëve.

Rivali i Milanit për titull, tani për tani, duket të jetë Interi që ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë xhiro.

Interi e ka mposhtu 2-1 Spezian në shtëpi me golat e Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku, për të shkuar në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Milani.

Juventusi renditet i treti me 27 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjeve në Serie A. 

https://www.youtube.com/watch?v=hKV2I8Mtnws&feature=emb_title