Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Granit Xhaka dhe shokët e tij janë futur në stadium dhe menjëherë ka marrë fishkëllimet e para nga tifozët serbë.
Të pranishëm në stadium janë afro 8 mijë tifozë dhe të gjithë po e vërshëllejnë lojtarin shqiptar.
Kujtojmë që Granit Xhaka dhe shokët e tij u përcollen për në stadium me forca të shtuara të sigurisë, duke parandaluar çdo incident.







