Fiorentina me një lojtar më pak i merr barazim Milanit

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Fiorentinas e Milanit e luajtur të shtunën mbrëma. 1:1 përfundoi takimi i xhiros së 25-të të kampionatit italian, Serie A.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 57-të nëpërmjet Ante Rebiqit, që po kalon formë të lartë. Në minutën e 62-të Fiorentina mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Dalbertit. Me gjithë faktin se për gjysmë ore luajti me një lojtar më pak, Fiorentina ia doli të barazoi rezultatin dhe të marr një pikë. Erick Pulgar shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, nga pika e bardhë.

MIlani është i shtati me 36 pikë, ndërsa Fiorentina e 13-ta me 29 pikë.