Finlanda ka triumfuar 2:0 ndaj Francës sonte në ndeshjen miqësore në futboll, duke shkaktuar befasi të madhe.

Marcus Forss (28’) dhe Onni Valakari (31’) realizuan golat për Finlandën.

Në miqësoret tjera sonte Holanda barazoi 1:1 me Spanjën, Gjermania fitoi 1:0 ndaj Çekisë, ndërsa Danimarka mposhti 2:0 Suedinë. Portugalia fitoi thellë 7:0 ndaj Andorrës.