Finalja / Një biletë deri në 11 mijë funte

Interesimi i tifozëve anglezë për ta parë nga afër finalen e madhe në “Wembley” ndërmjet Anglisë dhe Italisë është i madh.

Të gjitha biletat e rezervuara janë shitur në kohë rekord, ku 54 mijë tifozë anglezë kanë siguruar një vend në shkallët e stadiumit “Wembley”.

Por, në tregun e zi, biletat për finalen e Kampionatit Evropian janë duke u keqpërdorur.

Çmimi i biletave në tregun e zi për finalen e “Euro 2020” variojnë nga pesë mijë deri në 30 mijë funte.

UEFA ka paralajmëruar tifozët që kanë keqpërdorur biletat se do të merren masa ndaj tyre.