Pallati i Sporteve

Finalja e turneut memorial “Fadil Vokrri” zhvillohet të dielën, program artistik para saj

Të dielën zhvillohet finalja e turneut memorial “Fadil Vokrri”. Programi fillon ne ora 18:00 ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë për të zhvilluar ndeshje për shenjë respekti për Legjendën Vokrri këta emra: Lorik Cana, Gramoz Vokrri, Agim Ademi, Mc Kresha, Lyrical Son, Memli Krasniqi, Majk, Vedat Bajrami, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Adrian Berisha, Florian Miftari, Kushtrim Sopa, Bashkim Smakaj, dhe aktorët e serialit O sa mire: Kushtrim Qerimi, Edi Kastrati, Ernest Zymberi, Jeton Zogjani, Neshat Krasniqi.

Organizatorët tregojnë se po ashtu do të zhvillohet ndeshja e veteranëve në mes Klubit të Futbollit Prishtina dhe atij të Llapit klube këto ku Fadil Vokrri ishte pjesë e tyre. Kurse futbollistët e Superligës së Kosovës të ndara në dy ekipe do të zhvillojnë një takim për ta respektuar figurën e Vokrrit.