Finalja e Superkupës, Real Madrid – Frankfurt transmetohet në këtë kanal televiziv kosovar

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti sonte do të sfidohen në finalen e e Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe ai i Ligës së Evropës, Eintacht Frankfurt do të përballen në Helsinki të Finlandës me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Përballja e sotme në stadiumin olimpik në kryeqytetin finlandez transmeton direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Futbollistët e Carlo Ancelottit llogariten favorit para atyre të skuadrës gjermane.

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale 0:1 Liverpoolin. Eintracht Frankfurti triumfoi 5:4 pas penalltive kundër Rangers në finalen e Ligës së Evropës.