Fillon të mbushet stadiumi “Fadil Vokrri”

Sonte në ora 18:00 luhet ndeshja kualikuese në mes Kosovës dhe Anglisë.

Kombëtares angleze i është bërë një pritje madhështore në Prishtinë.

Tashmë veç që ka filluar të mbushet stadium “Fadil Vokrri”, kujtojmë që ka pasur shumë debat në lidhje me shitjen e biletave online dhe dyshohet se shumë bileta po shiten në tregun e zi. /Ballkani.info/