Biletat

Fillon shitja e biletave për tifozët kosovarë për ndeshjen ndaj Rumanisë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat (për sektorin e tifozëve të Kosovës)për ndeshjen Rumania – Kosova , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 shtator 2023, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht të Rumanisë, sapo kanë dalë në shitje.

Kosova me Rumaninë ndeshet të martën në Bukuresht dhe pritet të jetë një ndeshje bukur e vështirë.

Biletat mund t’i blini përmes platformës online. /Ballkani.info