Fillon shitja e biletave për përballjen Kosovë – Luksemburg

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës parakualifikuese për EURO2021.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova do të luajë ndaj Luksemburgut, në kuadër të parakualifikimeve për EURO 2021.

Për ta përcjellë nga afër këtë përballje, biletat mund t’i blini me çmim 2 euro, sot afër Newborn-it.

https://www.facebook.com/kosovobasketball/photos/a.251084378404819/1207554329424481/?type=3&theater

Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” edhe një herë kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Kosova sfidën e fundit e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.

loading…