LAJMI I FUNDIT

Fillon në Beograd protesta e opozitës kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Protesta e opozitës serbe kundër vjedhjes së zgjedhjeve në Serbi ka filluar në ora 18:00 para objektit të Komisionit Republikan Zgjedhor.

Protestuesit më pas do të kalojnë afër kishës së Shën Markut, ku do të ndizen qirinj në kujtim të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, i cili u vra pikërisht sot para gjashtë vjetësh në veri të Mitrovicës, transmeton Ballkani.info.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” më herët u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në protestë dhe të vazhdojnë luftën kundër vjedhjes së zgjedhjeve. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj