Fillon ndeshja e fundit në Pallatin e Sporteve, Universiteti i Prishtinës përballë UCLM të Spanjës

Ka filluar të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, në konkurrencën e femrave.

Ndeshja e tretë dhe përmbyllëse për sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve i takon hendbollisteve spanjolle, UCLM, dhe atyre kosovare nga Universiteti “Hasan Prishtina”.

Vashat “Dardane”, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren që ta nisin në mënyrën më të mirë këtë Botëror.

Gjyqtarë të këtij takimi janë dyshja koreane, Seok Lee dhe Bon-Ok Koo, ndërsa delegati teknik do të jetë nga Spanja, Vincent Breto.

Ndeshja e fundit që u zhvillua deri tani ishte ajo mes koreaneve të KNSU dhe UPOL-it të Çekisë, e cila u mbyll me shifrat 30:25 në favor të hendbollisteve nga Koreja e Jugut.