Militantët e Vetëvendosjes kanë filluar një tjetër linçim publik ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
“Thaçi nuk është presidenti im” është parulla që po shpërndahet në rrjetet sociale nga militantët e Vetëvendosjes tani pas situatës së fundit të krijuar politike në vend.
Bashkë me parullën po shpërndahet edhe një foto e tij, po ashtu militantët e VV’së po akuzojnë Thaçin për pazare politike dhe mos përfaqësim të vullnetit të qytetarëve.
Kujtojmë se kjo nuk është e hera e parë që militantët e Vetëvendosjes përkujdesen për linçimin publik të Presidentit Thaçi dhe figurave të tjera politike në Kosovë, së fundi LDK’ja ishte targeti i tyre kryesore pas prishjes së koalicionit.
Vlen të theksohet se po ashtu militantët e Vetëvendosjes kanë bërë thirrje për protesta me 4 maj në kohë pandemie.








