Fillon instalimi i njehsorëve për ngrohje në Prishtinë, banorëve iu kërkohet të jenë në shtëpi gjatë procesit

Gjatë javëve në vazhdim, qytetarëve në Prishtinë do t’iu duhet që të jenë brenda shtëpisë 30 minuta.

Kjo për shkak se do të instalohen njehsorët për ngrohje.

“Instalimi i njehsorëve për ngrohje fillon nesër. Kjo video shpjegon tërë procesin në vetëm dy hapa. Krejt çka duhet nga ju, është që gjatë javëve në vijim, të jeni në shtëpi për vetëm 30 minuta sa zgjatë instalimi”, thuhet në njoftim.